Kryebashkiaku socialist është kërcënuar me armë ditën e sotme nga një qytetar. Sipas policisë, kjo ka ndodhur për shkak të detyrës së kreut të qytetit të Belshit.

Denoncimi është bërë  nga vetë kryebashkiaku Arif Tafani.

I kontaktuar nga News 24 Arif Tafani, i Partisë Socialiste, u shpreh se u kërcënua për shkak të detyrës madje ka treguar se kush ishte personi që e sulmoi.

"Kanonësi është vëllai ish-kaditatit, Besjon Tafani. Më kërkoi t’i jepja 300 mijë euro ose përndryshe do të më vriste. Ai kërkoi shesh ndërtimi tek bashkia e re. Më tha se i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguaja me kokën time" u shpreh Tafani.