Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditëve të fundit.
Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në “Facebook”, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jashtë banesës së saj, kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë.
Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht lë makinën.
Kryeredaktorja e “Zërit”, ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici, e cila po merret tani me hetimet. Kurse më poshtë mund të shihni fotografitë e bëra në vendbanimin e Xharrës në Prishtinë. /Zëri/