13 maj 2015 – Kërcënohet me fishek gruaja e të akuzuarit si organizator dhe një prej vrasësve të deputetit Azem Hajdari. Anila Haklaj, bashkëshortja e ve e Fatmir Haklajt, kallëzoi në policinë e Tiranës se i kishin dërguar në derë të shtëpisë një zarf kërcënues, me një fishek automatiku brenda. Lajmin e bëri publik News 24, bazuar në burime të policisë. Anila Haklaj jeton në një banesë më qira bashkë me të bijën adoleshente. I shoqi i saj u ekzekutua në pritë në Tropojë, në vitin 1999, 1 vit pas vrasjes së deputetit Hajdari.
Nuk dihen arsyet e kërcënimit 15 vjet nga vrasja e Haklajt, ku dosja është mbyllur me kohë. Policia ka bllokuar zarfin si provë materiale dhe po verifikon për gjurmët e lëna mbi të.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”