Rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, një specialist i Shërbimit Informativ Shtetëror gjeti në prag të derës së shtëpisë një qese me fishekë.
Burime të policisë sqarojnë se persona ende të paidentifikuar kishin vendosur 7 fishekë në një qese të tejdukshme dhe ia kishin lënë 47-vjeçarit me iniciale Sh.N. në derën e apartamentit të tij, që ndodhet në rrugën “Jordan Misja”.
Blutë e Tiranës sekuestruan fishekët dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





