23 maj 2014 – Luis Suarez u operua në gju për të kuruar një dëmtim në menisk, çka nuk i lejon të marrë pjesë në Kupën e Botës "Brazil 2014". Kjo ka mjaftuar që tifozë të Uruguaj të lëshojnë kërcënime nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale në drejtim të Paul Dummett, lojtari që mori karton të kuq në ndeshjenNeëcastle United-Liverpool për një faull ndaj Suarez.
Ndërhyrja e tij ka qënë arsyeja e operacionit të tij të ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe kërcënimet e tifozëve, raporton "L'Equipe".
Edhe pse është ende e paqartë nëse ai do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e parë të Uruguait në Grupin D kundër Kosta Rikës më 14 qershor në Estadio Castelao, Suarez është i bindur se do të rikuperohet me kohë. “Ju faleminderit për përkrahje”, deklaroi Suarez për La Ovacion, në vendlindjen e tij në Uruguai. “Do të punoj qetë shumë fort në ditët e ardhshme për të qenë 100 përqind dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarëve të mi”, u shpreh ai.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





