Ish-gazetarja dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar me jetë. Këtë e ka bërë të ditur vet Xharra në një postim të sajin në “Facebook.

Xharra ka publikuar mesazhin e kërcënuesit, ku thuhet se “Kurrgjë nuk të kemi rrahur, çka kemi me të rrah hala, jo me të rrah po kemi me ta hup flamën si Aulon Zekës”.

Xharra, ndërkaq, bëhet shpesh pre e kërcënimeve të ashpëra me jetë. Madje ndaj Xharrës kërcënuesit nuk ishin ndalur, por me futjen e saj në PDK edhe ishte sulmuar fizikisht, gjë që kishte ngjallur reagim në publik.

Ndryshe, Xharra sa kishte qenë gazetare për shumë vjet dhe kishte shkruar për terrorizmin, e së fundi kishte pasur replika edhe me aktivistë të VV’së.