Kostas Vaksevanis, gazetari i njohur investigativ dhe botues i gazetes “Documento”, me anë të një publikimi në media sociale pretendon se është kërcënuar me vrasje.

Ngjarja vjen vetëm dy javë pas vrasjes mafioze të gazetarit grek të kronikes së zezë Jorgos Karaivaz dhe menjëherë prokuroria në Athinë ka filluar një hetim për këtë çështje.

Vaksevanis ka njoftuar prokurorinë se ekziston një “kontratë vdekje” kundër tij të cilën do ta ekzekutojnë persona të botës së krimit ndaj dhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis, ka marrë masa të menjëhershme shtesë për mbrojtjen e tij.

Mbështetjen për kolegun të cilit i rrezikohet jeta, ka shprehur Unioni i gazetarëve të Athines ESIEA që u kërkon autoritetet kompetente të prokurorisë dhe policisë të hetojnë çështjen,ta mbrojnë atë, ndërsa ka informuar Federatën Evropiane të Gazetarëve”.

Gazetari thotë se orët e fundit ka marrë një telefonatë nga një person i cili i ka përcjellë informacionin në lidhje me ekzistencën e një “kontrate vdekjeje” kundër tij.