Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga përfundimi i “reality show”, BBV, përdoruesit e rrjeteve sociale vijojnë të jenë akoma në kuadër e lojës.
Ndërkohë që të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme kanë vijuar me projektet dhe jetën e tyre pas Big-t, ata ende vazhdojnë të marrin mallkime dhe kërcënime me vdekje.
Së fundmi ka qenë Kristi Dragot Aliaj, ai është është kërcënuar me vdekje nga një përdorues i “Instagramit”.
“Kështu do të të vrasin edhe ty, do të ngatërrojnë për qen“, shkruan komentuesi, i cili sigurisht është pa identitet dhe fshihet pas një aparati celulari.
Kristi ka preferuar që këtë mesazh kërcënues ta publikojë në profilin e tij në “Instastory”, duke zgjedhur t’i përgjigjet publikisht.
“Ka mënyra më të mira për të demotivuar njerëzit. Kërcënimet me vdekje janë thjesht një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje. Me respekt, tullaci juaj”, shkruan Kristi bashkangjitur postimit të tij.