Një 35-vjecar është nën hetim pasi ka kërcënuar me vdekje një mjek në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2017, në S.Q.U, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin M.Z, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.





