Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç është kërcënuar me vdekje. Sipas reagimit të politikanëve serbë, mësohet se Vuçiç është kërcënuar me një plumb.

Kanë qenë zv.ministrat Zorana Mihajloviç dhe Maja Gojkoviç të cilët kanë dënuar kërcënimet me vdekje që i janë bërë Vuçiçit.

“Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon presidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një ndryshim mendimi, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje,” tha Mihajloviç.

Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa krimeve.