Kërcënohet në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami.
BalkanWeb raporton se prokurorit Bajrami i është vendosur një fishek në dritaren e zyrës së tij, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.
Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen.
Gjate ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.





