Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Radhimë.
Sipas burimeve zyrtare, policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës.





