Një gjyqtare në Tiranë është kërcënuar ditën e sotme nga një 39-vjeçar.

Mësohet se policia ka arritur ta ndalojë autorin në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë nuk dihet ende se kush është gjyqtarja, që ka rënë pre e kërcënimit.

Policia njofton se ka kapur shtetasin Andri Leka, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”.