Një 44-vjeçar në Lushnjë ka rënë në pranga pasi kërcënoi bashkëshortin e tij me armë zjarri. 

Sipas policisë, B. H., dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.