Policia greke ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar në Iraklio të Greqisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas mediave greke shqiptari ka rënë në pranga pas një denoncimi që ka bërë ish gruaja e tij 45 vjeç. Ajo kishte treguar se ish bashkëshorti i saj, kishte shkuar në shtëpinë ku jetonte dhe se e kishte kërcënuar atë dhe vajzën tyre duke mbajtur në dorë një hanxhar.

Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë kontrollit në makinën e tij është gjetur edhe hanxhari që kërcënoi familjen.