Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me sëpatë, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.