Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi mbrëmjen e djeshme, nën kërcënimin e armës në ambientet e një dyqani ka grabitur një aparat celular.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.”, njofton policia.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.