Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi punonjëset me mjet prerës dhe vodhi xhirot ditore në dyqane dhe kompani telefonike.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar paratë e vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e tij.

Hetimet tregojnë se 30-vjeçari kishte kryer të njëjtën metodë edhe në dy vjedhje të tjera gjatë dhjetorit 2025, ndërsa punimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera vijojnë.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.