Një mësues është vënë nën hetim nga Policia e Beratit, pasi dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të shkollës së mesme në qytetin e Poliçanit,
Ai pretendonte se i mituri e kishte fyer në rrjetet sociale.
Policia vendore njofton se stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin Ervis Shpata, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “kanosja”.
“Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.