Nacionalistët dhe ekstremistët grekë vijojnë protestat e tyre prej disa javësh, që pas ngjarjes në Bularat, ku mbeti i vrarë Kostandonos Kaçifas, pas shkëmbimit me armë me forcat RENEA.
Në protestën e ditës së premte protestuesit këndonin me tone kërcënuese duke thënë se do ta marrin edhe Korçën edhe Sarandën, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrimin “Kaçifas je i pavdekshëm”.