9tetor 2015 – Një tregtar në Elbasan u arrestua nga policia pasi shkaktoi tension në mes të pazarit. Rexhep Bica, 53 vjeç, u identifikua si personi që kishte lënë një bombol gazi, të lidhur me disa fije metalike, të sajuar si bombë me telekomandë.
Policia largoi në kohë bombulën dhe ndaloi autorin. Ky i fundit tregtonte në mënyrë ambulante banane e fruta të tjera, por që ishte i palicensuar. Ai po merret në pyetje dhe paraprakisht rezulton se e ka bërë këtë akt vetëm për të kërcënuar përgjegjësit e tregut.
/portali Durreslajm/