Një grindje e nisur brenda ambienteve të një lokali në lagjen nr.17 në Durrës është përshkallëzuar deri në kanosje me mjete të forta.

Protagonist i ngjarjes është bërë një adoleshent 15-vjeçar. I riu E.D. nga Durrësi ka kanosur bashkëqytetarin e tij V.M. 21 vjeç.

Fatmirësisht grindja nuk është përshkallëzuar më tej, por policia po punon për kapjen e 15-vjeçarit që është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur procedimin për adoleshentin E.D., i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.