Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar në Thumanë të Krujës. Policia ka arrestuar burrin që kanosi me armë bashkëshorten.
 
Njoftimi i policisë:
 
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve të specializuara, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat i një konflikti familjar.
 
Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konretisht shtetasin:
 
• Z. Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
 
Prenga, dyshohet se më datë 26.03.2017, në basnesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten  e tij, shtetasen V.P. 47 vjeçe.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
 
• një armë zjarri automatik AK 47;
 
• 80 copë fishekë model 56;
 
• një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.
 
I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.