21 qershor 2015 – Një shqiptar me origjinë nga Maqedonia, i quajtur Orhan R, ka kërcënuar myslimanët në Ballkan, dhe është shprehur se dëshiron te kthehet në Zvicër me ushtrinë e Shtetit Islamik.
Orhan R është njëri nga terroristët e organizatës së ashtuquajtur “Shteti Islamik”, i cili ka qëndruar në Zvicër, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Hulumtimet e gazetës zvicerane tregojnë se njëri nga xhihadistët që u shfaq në videon që u publikua në fillim të qershorit, ku u kërcënonin për vdekje myslimanët e Ballkanit, së fundi ka qëndruar në Zvicër.
24-vjeçari Orhan R. tani gjendet në Siri, në Raka, në kryeqytetin e terroristëve të ISIS-it. Fotografi të tjera të postuara nga ai, tregojnë se shqiptari ka mbajtur kontakte me myslimanë në Zvicër dhe ka qëndruar në Gjenevë dhe në Bulle në kantonin e Fribourgut.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/