Është shumë e rëndësishme për prindërit që fëmijët e tyre të kenë rezultate të larta në mësime. Shpeshherë fëmijet marrin denime për nota të kqëija, dënimet janë në fotrma të ndryshme.

Shihni si ka vepruar një grua në Kinë me vajzën e saj, e cila ka dalë me rezultate të ulta.

Video e filmuar në Chaozhou të pronvincës Guangdong të Kinës tregon se si mamaja e nevrikosur lëkund me duar vajzën e saj në një bordurë.

Ajo e kërcënon se do e hedhë në lumë ndërkohë që vajza qan.

Sipas raportimeve adoleshentja po ndëshkohej sepse kishte marrë nota të këqija në shkollë.

Një dëshmitar i quajtur Z.Ëei u shpreh për Huanqiu.com se mamaja po i jepte një mësim të mirë vajzës së  saj pasi kishte tentuar vetëvrasjen sa herë ajo përpiqej ta edukonte atë.

Gruaja më pas kishte filluar t’i bërtiste kalimtarëve që e shihnin duke i thënë se ata nuk e dinin sa e vështirë është të rrisësh një fëmijë.

Incidenti është filmuar nga një person në turmë dhe është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale kineze.