Itali, 17 maj 2014 – Sot Bledar Çunaj, nga Orikumi dhe banues në qytezën e Tolentinos afër Maceratës (Itali), është 25 vjeç, i martuar dhe i lumtur. Drejtësia italiane nga ana e saj vazhdon t’ia nxijë jetën, për një rast dashurie adoleshentësh, të përfunduar keq në vitin 2009.

Bledari, atëhere 20 vjeç, ndahet nga e dashura italiane 16 vjeçare. Nuk e duron dot ndarjen dhe i kërkon të dashurës të bashkohen përsëri. Ajo refuzon. Bledari e shan, i bën presion, e kërcënon me kacavidë në fyt, e godet. Më pas kërcënon edhe babain e ish të dashurës së tij italiane.

Familja e vajzës bën denoncim dhe rezultati është që Bledari edhe sot endet gjyqeve për një pasion dashurie në moshën e adoleshencës. Gjyqi duhej të përfundonte këtë të premte, por ndërrimi i gjykatësit çon në fillimin nga e para të procesit.

Bledari, për një dashuriçkë rinie, sorrollatet prej 5 vitesh në dyert e gjykatave italiane.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/