Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës në një familje në Larushkë të Krujës.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, i cili kërcënonte bashkëshorten me levë hekuri.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”, për veprime të mëtejshme.