Dy të rinj janë arrestuar në Berat ditën e djeshme, pasi kërcënonin një vajzë në rrjetin social Facebook me publikim fotosh e videosh intime.

Dy të arrestuarit janë, Marjus Doko 19 vjeç, dhe Pandaleimon Zhonga 20 vjeç, të dy banues në Berat.

Prej kohësh, Marjus Doko e kërcënonte ish-të dashurën me iniciale A.K., se do t’i publikonte fotot në Facebook, nëse ajo nuk i paguante 300 mijë lekë të vjetër. Madje në një postim të 3 ditëve më parë, Marjusi ka publikuar këtë foto, ku dy të rinj janë duke u puthur, si shenjë kërcënimi për vajzën.

Pas kësaj, kërcënimi i tyre mori fund, pasi ranë në prangat e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

(Marjus Doko dhe Pandaleimon Zhonga)