2 qershor 2015 – Kërcënonte me telefon një 52-vjeçare, hetohet nga policia autori 59 vjeç. Policia e Durrësit ka marrë denoncimin nga shtetësja S.A. banore e qytetit, e cila ka treguar se burri me inicialet V.K. i çonte mesazhe kërcënuese në telefon. Policia ka shoqëruar në komisariat 59 vjeçarin, i cili dyshohet se ka pasur konflikt me gruan, fqinje me të.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”