Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca gjyqësore për 5 personat e arrestuar nga policia, pasi kërcënuan presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Presidenti i klubit të futbollit “Iliria” nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani, së bashku me djemtë e tij futbollistë dhe Redian Loci, do të njihen sot me masën e sigurisë, në seancën gjyqësore që po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë jashtë Gjykatës ka një prani të madhe të familjarëve dhe rrethit të miqësisë së të akuzuarve.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 30 gushtit me motivin që ka të bëjë me mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.

Mesazhin kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar  presidentit të FSHS-së Armando Duka, ka qenë: “Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë unë me qajt”?

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.