Pas kërcënimeve të policisë për protesta, qeveria franceze ka vendosur të plotësojë disa nga kërkesat e tyre.
Ministria e Brendshme franceze pas takimeve me tri sindikata lokale të policisë ka njoftuar rritje graduale të pagës së policëve nga 120 deri në 150 euro në muaj për funksionarët e rangut të lartë, dhe shlyerjen e pagesave të vjetra për rreth 23 milionë orë punë jashtë orarit të akumuluara përgjatë viteve.
Sipas qeverisë, përmbushja e këtyre detyrimeve do të nisë vitin tjetër dhe pritet që t'i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 275 milionë euro. Sindikatat e mirëpritën vendimin, duke e cilësuar akordin një progres real pas ankesave prej vitesh.





