Në një njoftim për shtyp, policia e qytetit të Durrësit jep të tjera detaje lidhur me ngjarjen e dy vëllezërve Bejko të cilët kërcënuan se do te hidhen nga lartësia e katit të katërt të pallatit të tyre pasi përmbarimi po nxjerr familjen e tyre nga shtëpia. Pas aktit të ndërmarë nga dy vëllezërit, Përmbaruesi Shtetëror vendosi pezullimin e veprimeve për ekzekutim për momentin deri në qetësimin e situatës.
"Sot, më datë 05.09 2017, në orën 10:00, bazuar në kërkesën e Zyrës Përmbarimore Shtetërore Nr. 03/5116, datë 30.08.2017, e cila kërkon mbështetjen nga Policia e Shtetit, për ekzekutimin e “Urdhërit të Ekzekutimit” Nr. 677, datë 07.10.2016 të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për Titullin Ekzekutiv Nr.302, datë 05.20.2016 të Entit Kombëtar të Banesave, Efektivet e Policisë Durrës u paraqitën në vendin e ekzekutimit, në Lagjen Nr.11, Rruga “Baki Çela”, Pallati Nr. 204, Durrës, së bashku me Përmbaruesin Shtetëror dhe përfaqesues të Njësisë Administrative Nr.2.Efekivet e Policisë mbërritën në adresën e mësipërme ku konstatuan se shtetasit D.B. dhe S. B, kishin hipur në tarracën e banesës duke kërcënuar se do të hidheshin nëse do vazhdohej të ekzekutohej vendimi.Të ndodhur në këto kushte Përmbaruesi Shtetëror vendosi pezullimin e veprimeve për ekzekutim për momentin deri në qetësimin e situatës",-informon Policia e Durrësit.
Ndër të tjera, Policia sqaron se në raste kur kemi ekzekutim vendimi nga ana e përmbarimit ka rol mbështetës, duke u marrë me vlerësimin e situatës, zbatimin e vendimit pa pasoja si dhe në funksion të parandalimit të ndonjë ngjarje të rëndë.





