Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Zgërdhesh në Krujë.

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Luan Hushi.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje“,njofton policia e Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.