Përplasje fizike pas homazheve të bëra në Varrezat e Dëshmorëve. Teksa nostalgjikët dhe komunistët me foto të Enverit dhe thirrje për lavdinë e tij kanë bërë thirrje “Rroftë Enver Hoxha”, dikush mes turmës ka bërë thirrje kundër tij “Enver Hoxha të q.. r…”.

Më herët, para se Meta e Rama të bënin homazhe, disa nostalgjikë komunistë si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.