Nata e mbrëmshme nuk ishte aspak e qetë në ligën më të fortë në botë të basketbollit – NBA. Ndeshja mes Miami Heat dhe Houston Rockets është rikthyer në një arenë boksi. Amen Thompson dhe Tyler Herron u bënë protagonistë të një përleshjeje, e cila eskaloi më pas duke i përfshirë të dy ekipet.
Në konfliktin fizik u përfshinë edhe zyrtarët e dy klubeve, krahas lojtarëve, disa prej së cilëve përfunduan në parket. Pas këtij rasti, Thompson dhe Herron u përjashtuan nga loja, bashkë me trajnerin e Houstonit, Ime Udoka dhe ndihmësin e tij, Ben Sullivan. NBA pritet të shqiptojë dënime të reja për protagonistët e këtij incidenti, të cilin mund ta shihni më poshtë.