Dy grindje që kanë degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe grushteve janë regjistruar në plazhin e Durrësit.

Protagonistët e dy sherreve të veçuara nga njëri-tjetri kanë përfunduar në ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit, ndërkohë që të dhunuarit kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se në njërin nga sherret kanë mbetur të përfshirë shtetasi Ll.M, vjeç 41, nga Durrësi, i cili dyshohet se në zonën e plazhit ka goditur me sende të forta shtetasin B.Ç, vjeç 53, banues në Durrës. Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

Ndërsa konflikti tjetër ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve. Sipas policisë së Durrësit, 56-vjeçari N.P. dyshohet se ka goditur me grushte në lagjen nr. 13 shtetasin B.P, vjeç 61, banues në Durrës.

Dy dhunuesit do të përballen me akuzat “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.