Një 27-vjeçar ka plagosur me thikë kolegun e tij të punës.
Ngjarja ka ndodhur në një ambient fast food-i në Dhërmi, ku dy të rinjtë ishin të punësuar. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.
Policia ka nisur punën për kapjen e autorit, ndërsa mësohet se i lënduar, 29 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.