Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka marrë fjalën në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në Durrës mes ovacioneve të të pranishmëve.

Në fjalimin e tij, Duka parashtroi një kërkesë jo vetëm për simpatizantët e PD-së dhe partive opozitare, por edhe socialistëve të Durrësit dhe qytetarëve të thjeshtë.

“Unë ju kërkoj, si durrsak të bëjmë ç’është e mundur demokratë e simpatizantë të partive opozitare, durrsakë socialistë dhe qytetarë të thjeshtë të ndajmë sharpin nga sheqeri. Qeverisjen në Durrës ta ndajmë nga krimi, qeverisjen e Durrësit ta marrë ai që e meriton”,– tha Duka.

Duke vënë theksin në problematikat e popullsisë në zonat rurale, Duka tha se “fermerët e Peshkopisë, Lushnjes, Durrësit etj po hedhin prodhimet bujqësore për shkak të çmimeve të ulta, për shkak të mungesës së subvencioneve”.