Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet e zyrave që përdor. Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtuar ankimimi i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit o të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.
“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, tha Celibashi.