Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend duke iu përgjigjur kërkesës së demokratëve të cilët kanë kërkuar shkarkimin e saj.
Nikolla: Kësaj kërkese i mungon themeli, ka një qëllim por nuk ka një shkak. Në këtë kërkesë është emri, por jo dëshira jua, janë emocionet por jo bindja juaj. Ju e mbështesni kërkesën në interpretime, jo në fakt.
Interpretimet mund të jenë individuale, faktet janë një. Unë nuk do tërhiqem nga misioni për të cctensionuar seancat plenare. Pavarësisht kësaj kërkese unë preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe.
Unë zbatoj Kushtetutën dh rregulloren e Kuvendit. Me secilin prej jush jashtë seancës plenare kemi pasur një urë komunikim i miqësor.
Pse në sytë e shqiptarëve nuk jemi të njëjtët. Unë nuk kam shfaqur dhe nuk do të shfaq kurrë dy fytyra. Me secilin prej jush do të kem një gjuhë, një fytyrë, një politikë. Kam qenë pranë jush si grua, si mike, si kolege.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se armiku nuk është opozita, mazhoranca apo qeveria.
Sipas saj kërkesa nuk është një manovër parlamentare, por një ikje nga kauzat e vërteta që i shërbejnë Shqipërisë.