Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka qenë në diskutim ligji për festat kombëtare.
Në fjalën e tij deputeti demokrat, Muslim Murrizi ka kërkuar që data 21 janar të shpallet festë kombëtare.
Propozimi i Murrizit ka të bëjë me Kongresin e Lushnjës, të mbajtur më 21 janar 1920.
Kjo kërkesa ka mbërritur në Kuvend nga Bashkia e Lushnjës.





