Papa Françesku i ka kërkuar njerëzve që të lenë celularët gjatë kohës që janë në tavolinën e ngrënies dhe të flasin. Duke cituar Jezusin, Marian dhe Jozefin, Papa tha se ata “luteshin, punoni dhe komunikonin me njëri-tjetrin”.

“Duhet të rikthejmë komunikimin në familjet tona”, është shprehur ai para një turme të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

Papa është përdorues aktiv i mediave sociale dhe shpeshherë bën selfie me pelegrinët.

“Pyes veten nëse ju, në familjet tuaja, dini si të komunikoni apo jeni si ata fëmijët që në tavolinat e ngrënies, ku çdokush shkruan në celular”, u shpreh ai.

Baballarë, prindër, fëmijë, gjyshër, motra dhe vëllezër, kjo është detyra që duhet të marrim sot, në ditën e familjes së shenjtë”, shtoi Papa.

Kjo nuk është hera e parë që Papa qorton ndjekësit e tij se shpenzojnë shumë kohë në celularë. Papa Françesku numëron në Twitter 18 milionë ndjekës.