Pas votimit ne parlamentin hollandez per rikthimin e vizave per shtetasit shqiptare, ka reaguar qeveria e Hollandës. Në vendim thuhet nder te tjera se po shqyrtohen hapat qe do te ndermerren.
Vendimi i qeverisë hollandeze:
Parlamenti ka kërkuar që qeveria të kërkojë mekanizmin e pezullimit të vizave.
– Qeveria aktualisht po shqyrton hapat që do të ndërmarrë.
– Tani për tani, politika e vizave për shtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një maksimum prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh.





