Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit, Alqi Bllako.

Balla, është shprehur se PS-ja nuk është mburojë për askënd. Ai tha se procedurat do të vijojnë pa asnjë pengesë djhe vonesë.

Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një masë sigurie arrest me burg, në aspektin njerëzor, apo të qenit koleg, kështu që në aspektin njerëzor, nuk jam i gëzuar. Por ka një aspekt tjetër, forca udhëheqëse në çuarjen përpara të reformës në drejtësi gjithmonë ka pasur qëllimin të vendoset para drejtësisë gjithkush, pa asnjë dallim nga krahu politik nga i cili vjen. PS nuk është mburojë për askënd, kjo duhet të jetë vijë e kuqe për këdo. Do mbajmë këtë qëndrim”, tha Balla.