Entuziazmi është i madh, çunat e kombëtares mbrëmë në darkë më golin e Sadikut gëzuan miliona zemra shqiptare të shpërndarë në të gjithë botën. Pas atij goli u zgjua ëndrra shqiptare, iu dha "dëmshpërblimi" tifozave shqiptarë në Francë, të cilët nuk u lodhën së mbështeturi deri në fund kombëtaren.

Por jo të gjithë ishin të përqendruar tek Kombëtarja, kishte dhe nga ato të cilët kërkonin diçka më shumë. E ku ka më mirë se sa në stadium, ku numri i qytetarëve është mjaft i madh.

Dy të rinjtë megjithëse duken shumë të gëzuar pas golit dhe fitores ndaj Rumanisë, ata kishin një kërkesë shumë të çuditshme. Nëse i gjithë stadiumi ishte mbushur me banderolat për kombëtaren dhe Shqipërinë, në banderolat e tyre shkruhej "kërkoj nuse me lekë".

Ndoshta nuk u spikatën gjerësisht, por pa dyshim këta ishin shqiptarët më të çuditshëm mbrëmë në stadium.