Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Takimi mes kreut të qeverisë dhe Xhafës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, si dhe arrestimin e tij.
Kërkesa e prokurorisë është bërë ditën e sotme, pas arrestimit të Moisi Habilajt, në Itali, ku në përgjimet e autoriteteve italiane ka dalë edhe emri i Tahirit.





