Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka reaguar nga Lushnja për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku i kërkoi Kuvendit që t’i hiqet imuniteti deputetit të PS-së. Llalla ka deklaruar se heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri e vendos Parlamenti.

Heqjen e imunitetit të Tahirit e vendos Parlamenti”, tha Llalla.

Kryeprokurori Llalla ndodhet në Lushnje për një takim me prokurorët, pas atentatit që tronditi qytetin pak ditë më parë, ku mbetën të vdekur dy persona.