Sot në Gjykatën e Posaçme do të shqyrtohet sërish kërkesa e Belinda Ballukut, e cila kërkon heqje të masës së pezullimit nga detyra, një masë e cila nuk ka efekt sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv. kryeministre dhe as ministre.
Më herët gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së pezullimit dhe e ka lënë më fuqi.
Nga ana tjetër në datën 9 prill në Gjykatën e Lartë një trupë tjetër gjyqësore do të dëgjojë avokatët që insistojnë edhe heqjen e masës së sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit të deputetes Balluku.





