Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reagua pasi deputetët e Parlamentit Evropian i kërkuan kancelares Merkel përmes një letre që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të vendosë në axhendën e Këshillit Evropian.

Në një postim në Twitter, Balla ka përshëndetur këtë nismë, ndërsa shton se iu është mirënjohës kolegëve të PE-së.

“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”