Arben Malaj ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional ndërsa thotë se kërcënimit ia ka dërguar Taulant Balla.

POSTIMI I PLOTË

E para dhe thelbësorja – vendit tim u kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalizëm të thelle dhe dashuri të madhe.

2. Të treja këto vërtetohen gjatë përvojës 32 vjeçare në çdo angazhim, akademik, shoqërore dhe politik.

3. Ju kam paralajmëruar që u bënë përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur.

Për interesat dhe emrat konkrete do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar.

4. Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucionale.

5. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për bankieret miliarderë që i çuan kreditë jo performuese të vendit deri ne 50% te totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë të gjithë të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve te Bordit.

6. Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimet të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh.

7. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund te jetë rast i dytë që maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore. Vetëm profesionalisht më trishton.

8. Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohen me cënim të reputacionit apo eficencës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare nuk konstatohen te tilla, por edhe ne 7 mbledhjet e Bordit gjate vitit 2019, pas mandatin të ri,( mandarin i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

9. Sfidën e integriteti dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqinie ripartizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore po pagat dhe penalitetet 7 vjeçare kush do t'i paguajë, 28 deputetët apo taksapaguesit shqiptare? Ky është thelbi i shqetësimit profesional.

Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike përpara se të shpifin.

E fundit por me rëndësishme koleget në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim.

Ditë të mbarë, Arbeni